Aksident i rëndë afër Badovcit, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Aksidenti ka ndodhur tek liqeni i Badovcit, ku u ndeshën dy vetura. Mësohet se ka të lënduar.

Lajmi.net, ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet që një furgon ka përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shtuar kolonat e gjata në magjistralen Prishtinë-Gjilan.