Foto

Aida Doçi paralajmëron këngën e re, publikohet të premten

Këngëtarja shqiptare, Aida Doçi po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Kështu ka njoftuar ajo në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram.

Aida zbuloi se kënga mban titullin “Ku je” dhe do të publikohet të premten (22 shtator).

“Të premten në ora 18:00, kënga e re – “Ku je”, ka shkruar Aida në një postim në InstaStory.

Ndryshe, kujtojmë që në shkurt të këtij viti, këngëtarja u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Naser Qeli mirëpritën në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Aina.

Aida ndërkohë iu është rikthyer aktiviteteve profesionale, koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore. /Telegrafi/