Kryetari

Ahmeti: Në Srebrenicë njerëzit u masakruan vetëm pse kishin tjetër gjuhë dhe fe

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës makabre të Srebrenicës ku u vranë dhe u masakruan mbi 8 mijë burra nga forcat ushtarake serbe.

Ahmeti me këtë rast tha se edhe pas më shumë se dy dekada ka ende viktima që po varrosen edhe sot.

“Osman Cvrka është viktima më e re që do të varroset në Srebrenicë. Ai kishte vetëm 16 vjet kur e vranë trupat e Ratko Mlladiqit. Osman Cvrka është një nga 33 trupat që do të varrosen sot në Potoçari. Ende. Njëzet e katër vjet ​ më vonë.”

Ai shtoi se gjenocidi i Srebrenicës nga disa pushtetarë në Ballkan konsiderohet si mit.

“Përvjetori i gjenocidit në Srebrenicë shënohet sot në kohën kur ka ende pushtetarë në Ballkan që e cilësojnë atë si mit, në kohën kur në rajon nuk janë shuar ende projektet politike për shtypjen, shfrytëzimin dhe ndarjen e popujve.​”

Kreu i PSD-së shtoi se mijëra njerëz që u masakruan para 24 viteve, u masakruan vetëm për shkak se kishin tjetër gjuhë histori dhe fe.

“Le të kujtojmë sot mijëra njerëzit që u masakruan më 11 korrik 1995, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre identitare, për shkak se kishin tjetër gjuhë, histori, fe etj.Lë ta kujtojmë sot vrasjen më makabre të ndodhur në tokën evropiane, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, edhe me përgjegjësinë e aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.​ ​” ​

Drejtësinë e munguar dhe nevojën për përballjen me të kaluarën.

loading…