Ahmeti kritikon liderët: Në çdo manifestim insistojnë të tre me fol

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti në konferencën ‘Zëri i Popullit rreth finales së madhe”, ka kritikuar krerët e shtetit duke thënë se insistimi i të treve që të flasin në çdo manifestim është tregues i mos unitetit në mes të liderëve.

Ahmeti duke folur në praninë e presidentit, tha se i pari i shtetit, kryeministri Ramush Haradinaj e krye parlamentari po tregojnë nëpër disa paraqitje publike për mos unitetin që ekziston në mes tyre.

“CD manifestim po insistojnë edhe presidenti Hashim Thaçi edhe krye parlamentari Kadri Veseli edhe kryeministri Ramush Haradinaj, po insistojnë që të tre me fol. Edhe në manifestime shtetërore të tre flasin kjo tregojnë një mos unitet të jashtëzakonshëm se duhet me qenë një përfaqësues i Kosovës”, deklaroi ai.

Sipas tij kjo është si nevojë për protagonizëm që është aq e lartë në vendin tonë.

“Edhe presidenti si kreu i shtetit, edhe Haradinaj si kryeministër pastaj edhe Veseli si krye parlamentar. Unë mendoj që kjo tregon një mungesë të unitetit të plotë ose nevoja për protagonizëm është aq e lartë në shtetin tonë”, tha tutje.

Duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve, ai tha se nuk beson se ka dikush në vend që nuk do që Presheva, Medvegja e Bujanovci të i bashkohen vendit, derisa shtoi se kjo ide nuk iu është thënë zyrtarisht nga BE, SHBA’të apo as nga pala serbe.