Agron Mustafa intervistohet nga deputetët

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala do të intervistojë ish kryeshefin e Telekomit Agron Mustafa.

Mustafa ka qenë kryeshef i Telekomit në periudhën 2015-2017.Ndaj Mustafës, Ejup Qerimit dhe Rexhë Gjonbalaj Prokuroria Speciale ka ngritur vitin e kaluar aktakuzë në lidhje me marrëveshjen PTK-Z-Mobile.

Para Mustafës Komisioni Hetimor Parlamentar ka intervistuar edhe ish kryeshefi Shyqeri Haxha, Rexhë Gjonbalaj, pronari i Z-Mobile Blerim Devolli dhe persona tjerë që kanë lidhje me këtë proces.