Agron Kuçi: Skenar i orkestruar nga kampi kundërshtar, por neve na kanë forcuar e bashkuar drejt fitores në Junik

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Junikut, Agron Kuçi në një postim në rrjetin e tij Facebook ka reaguar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur lidhur me paraburgimin e djalit të tij, Flamur Kuçi i dyshuar për manipulim votash, përcjell Ballkani.info.

Kuçi ka thënë se me përgjegjësi të plotë morale, juridike dhe penale nuk ka kurrfarë veprimi të kundërligjshëm e asgjë penale, përveç se një skenar i orkestruar nga akterë të caktuar nga kampi i kundërshtarëve politik, të cilëve u janë bashkuar disa individ (miq të kampit kundërshtarë, që janë vënë fatkeqësisht në dispizicion të tyre) nga Policia e Kosovës, Sistemi Prokurorial dhe Gjyqësor, për ta përbaltosur në kohë fushate të zgjedhjeve lokale, me të vetmin qëllim; për të denigruar integritetin e tij, bashkëpunëtorëve dhe të familjes së tij, ka thënë ai.

“Deklarohem, se këto veprime, vetëm sa na kanë forcuar, jo vetëm mua, por gjithë simpatizantët e qytetarët bujarë të Junikut, në rrugën tonë, për të dalur triumfues, sepse fitorja nuk arrihet me shantazhe, sulme linçuese, ofendime e fushatë të ndyer!Fushata bëhet në Junik, dhe për Junikun, ndërsa ne më së miri e njohim njëri tjetrin, ua dimë vlerat njerëzore, intelektuale, familjare e patriotike gjithësecilit prej nesh!”, ka shtuar Kuçi. /Ballkani.info/

Reagimi i plotë i tij:

Siç edhe e keni vërejtur edhe ju, ditëve të fundit unë dhe familja ime jemi linçuar, fyer, ofenduar, shantazhuar dhe kërcënuar nga disa media të sponzorizuara e të financuara nga kundërshtarët e mi politik dhe qarqe të caktuara politike.

E kam thënë dhe e përsëris me përgjegjësi të plotë morale, juridike dhe penale qe nuk ka kurrfarë veprimi të kundërligjshëm e asgjë penale, përveç se një skenar i orkestruar nga akterë të caktuar nga kampi i kundërshtarëve politik, të cilëve u janë bashkuar disa individ (miq të kampit kundërshtarë, që janë vënë fatkeqësisht në dispizicion të tyre) nga Policia e Kosovës, Sistemi Prokurorial dhe Gjyqësor, për të na përbaltosur në kohë fushate të zgjedhjeve lokale, me të vetmin qëllim; për të denigruar integritetin tim, bashkëpunëtorëve dhe të familjes sime.

Me synimin e vetëm për të marrë fitoren tonë, fitoren e qytetarëve të Junikut.

Deklarohem, se këto veprime, vetëm sa na kanë forcuar, jo vetëm mua, por gjithë simpatizantët e qytetarët bujarë të Junikut, në rrugën tonë, për të dalur triumfues, sepse fitorja nuk arrihet me shantazhe, sulme linçuese, ofendime e fushatë të ndyer!Fushata bëhet në Junik, dhe për Junikun, ndërsa ne më së miri e njohim njëri tjetrin, ua dimë vlerat njerëzore, intelektuale, familjare e patriotike gjithësecilit prej nesh!Qytetarët e nderuar të Junikut na njohin më së miri, më mirë se çdo kush tjetër!

Para së gjithash ne jemi bashkëvendas, do jetojmë me nder në Junikun tonë edhe pas datës 14 nëntor.

Unë ftoj qytetarët e Junikut, Degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Junik, për një fushatë të qetë, shumë të ndershme, të qytetëruar e demokratike, ashtu siç është në nderin, fisnikërinë dhe traditën Junikase.

Juniku para nesh!

Bashkimi jonë, do të jetë fitorja jonë

Në aleancë me qytetarët e Junikut, me besim e emër të Zotit, e me përkrahjen e junikasve, ne do të fitojmë me 14 nëntor!

Fitoren tonë, e të qytetarëve të Junikut, nuk ka shantazh që mund ta ndal.

Sinqerisht, i juaji përjetësishtAgronKuçiJunik