Agon Amiga publikon video projektin e ri “Bobi”

Edhe një këngë e re i është bashkuara një numri të madh të tyre që kanë ardhur së fundi në industrinë muzikore.

Së fundi, reperi Agon Amiga ka publikuar këngën më të re para fansave dhe publikut të gjerë.

“Bobi”, titullohet kënga e re, të cilën e ka shoqëruar me një video tejet të veçantë dhe interesant.

Theksojmë se muzikën e ka realizuar Torchmusic gjersa për tekstin është kujdesur vetë Agoni.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar fuqishëm në këngë të tjera si dhe do të mbajë disa koncerte gjatë verës.