Kënga e re

Agon Amiga ofendoi edhe Ledrin në këngën e re

Agon Amiga publikoi ditë më parë projektin e tij të ri, pa videoklip.

“Qe Qysh” një projekt ritmik me shumë thumbime për reperët ishte paralajmëruar nga Agon Amiga.

Madje, ai tha se ky është fillimi pasi që po vjen edhe albumi.

Kënga u publikua pas deklaratave të Lumi B, i cili tha se Babastars ka mbetur vetëm si emër dhe se aty po bën muzikë vetëm Majk, “aty këtu” edhe Geti.

Reagimet e Agon Amigës ishin të ashpra dhe madje publikoi edhe projektin e ri me thumbime për Lumin dhe shumë reperë tjerë.

Ndërkaq, edhe Ledri nuk i ka shpëtuar thumbimeve.

“Une s’po shoh Vule, une po shoh k**rve, une po shoh Gay, gangster ti mos rrej. Tash shko kallxoju shoqeve te tua cka thash une per ty, s’e kemi per here t’pare s’doni mu me m’pa me sy, qe qysh estraden une po e lodhi si me e perdhunu”, thuhet në gjuhën e ashpër të Agonit në këngën e tij të re.

Agon Amiga pritet të vazhdojë lansimin e projekteve të reja, ndërsa mbetet të shihet nëse do të pasojë kundërpërgjigja e Ledrit.