Agnesa Vuthaj uron 7 Marsin nga shkolla e parë shqipe

Agnesa Vuthaj zgjodhi një tjetër mënyrë për të uruar Ditën e Mësuesit.

Me rastin e 7 Marsit, të njohur si Dita e Mësuesit, nuk kanë munguar urimet e shumta për ata që përqojnë dije tek të gjithë.

Bukuroshja Agnesa Vuthaj zgjodhi që këtë ditë ta urojë përmes një fotografie të shkrepur nga shkolla e parë shqipe.

“Gëzuar Diten e Mesuesit nga shkolla e pare shqipe, e njohur si Kolegji i Shen Llukes, themeluar ne vitin 1584 ne fshatin Stubell te Vitise”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Agnesa Vuthaj është shumë aktive me fotosesione të reja, në të cilat vë në pah fizikun perfekt, për të cilin komentohet vazhdimisht.