AGK fton gazetarët të anëtarësohen

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në kuadër të përditësimit të të dhënave të anëtarësisë, duhet të ketë informacionet e sakta mbi pozitën dhe mediumin, pjesë e të cilit jeni aktualisht, thuhet në njoftimin që ka dërguar kjo organizatë.

Mes tjerash AGK kërkon nga gazetarët që të anëtarësohen duke i dhënë disa të dhëna, e pastaj dërguar në këtë email: [email protected]

Emri, Mbiemri:
Adresa e vendbanimit:
Numri personal:
Numri i telefonit:
E-mail:
Punëdhënësi/Mediumi:
Pozita:

Në njoftimin dërguar nga AGK thuhet se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka për mision promovimin, inkurajimin dhe përmirësimin e gazetarisë cilësore në vend. “ Tani AGK numëron rreth 400 gazetarë, fotoreporterë, kameramanë dhe redaktorë, duke u bërë organizata më përfaqësuese e komunitetit të gazetarëve të Kosovës” thuhet në njoftim mes tjerash. /Ballkani.info