Pasi e ka pranuar detyrën e kryeministrit, Avdullah Hoti ka në agjendë disa vizita.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti fillimisht do ta mbajë mbledhjen ceremoniale me kabinetin qeveritar nga ora 09:30.
Pas kësaj mbledhje, Hoti do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në orën 12:00.
Një orë e gjysmë më vonë Hoti do të shkojë në Prekaz dhe nga ora 13:00 do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Në orën 15:30, Hoti do ta ketë aktivitetin e fundit të punës së tij të re në ditën e parë si kryeministër.







