Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të nis një hetim për sulmet në centralin bërthamor të Ukrainës

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka pranuar ftesën e Ukrainës për të udhëhequr një delegacion në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

“Unë theksova urgjencën e misionit për të trajtuar kërcënimet e sigurisë bërthamore të shkaktuara nga armiqësitë e Rusisë,” shtoi ai në Twitter.

Centrali bërthamor, i cili është i pushtuar nga Rusia, por i drejtuar nga stafi ukrainas, është përballur me bombardime intensive gjatë gjithë luftës, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet.