Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Burime të Gazetës Express kanë bërë me dije se Bahtiri i cili momentalisht është antëar i AKR’së së Behgjet Pacollit, këtë të premte do t;i bashkohet VV’së së Albin Kurtit.

Por, ai nuk do të aderojë i vetëm, bashkë me Bahtirin do të antëraësohen edhe 600 aktivistë të rinj në Vetëvendosje.

Gjatë muajit maj të këtij viti Bahtiri e ka shoqëruar Albin Kurtin në tri komunat Veriore të Mitrovicës.

Ballkani.info kishte raportuar javë më parë se Bahtiri do të aderojë në VV, por më pas Bahtiri sikur e la në “harresë” këtë punë, për t’u rikthyer tash edhe një herë. /Ballkani.info/

loading…