Kryetari

Agim Bahtiri: Do të ketë luftë nëse preket Mitrovica

Kryetari Agim Bahtiri, në tubimin për të shënuar 19 vjetorin e masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, që ndodhi në veri, ka thënë se nësë preket qyteti i Mitrovicës, do të ketë luftë.

Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë organizuar një tubim për të shënuar 19 vjetorin e masakrës ku humbën jetën 10 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë.