Agim Aliu

Agim Aliu prezanton kabinetin e tij!

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka prezantuar kabinetin e tij qeverisës.

Ferizajas të nderuar!

Rruga për ndryshimin e Ferizajt, nuk do të ndalet. E ecjen do ta bëjmë bashkë me ekipin e dëshmuar për punë të ndershme, vlera njerëzore e profesionale si dhe mbi të gjitha vullnetplotë për të dhënë më të mirën nga vetja, për Ferizajn tonë.

Sot, emërova nënkryetarin, drejtorët e drejtorive komunale dhe drejtues të Kabinetit tim. Ky është ekipi im në këtë mandat të ri 4 vjeçar të qeverisjes së Komunës së Ferizajt:

1. Nënkryetar i Komunës së Ferizajt – z. Lulzim Aliu, Inxhinier i Diplomuar i Elektroteknikës.

2. Drejtor i Drejtorisë së Arsimit – z. Afrim Llabjani, Pedagog.

3. Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë –  z. Arben Halili, Magjistër i Shkencave të Biologjisë.

4. Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme – z. Besnik Berisha, Magjistër i Menaxhmetit.

5. Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Dr. Kemajl Emini, Neonatolog.

6. Drejtor i Drejtorisë së Financave – znj. Sebahate Ajeti Sadiku, Ekonomiste e Diplomuar.

7. Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë – z. Burim Bajrami, Doktor i Mjekësisë Veterinare.

8. Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – znj. Xhemile Murati Shabani, Magjistre e Shkencave Juridiko-Penale.

9. Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit – z. Balton Dërguti, Ekonomist i Diplomuar.

10. Drejtor i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit – z. Sabri Murseli, Magjistër i Shkencave Penale.

11. Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit – z. Arbër Bytyqi, Inxhinier i Elektroteknikës.

12. Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës – z. Meriton Hajdini – Inxhinier i Ndërtimtarisë.

Kurse sa i përket Kabinetit tim, kam emëruar:

1.  Shef i Kabinetit – z. Albion Sherifi, Jurist i Diplomuar.

2. Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun (Zëdhënës) – z. Selim Marevci, Politolog.

 Na priftë e mbara, në punën tonë ekipore, për ta bërë Ferizajn edhe më të mirë.