Agim Aliu: Parku “Liria” do të bëhet me amfiteatër

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot ishte tek Parku “Liria”, shkruan Ballkani.info

“Parku “Liria” do të bëhet me amfiteatër” ka thënë ai.

Lajmi i plotë:

Parku “Liria” do të bëhet me amfiteatër

Nën rrezet e diellit të së dieles, ajrin e pastër tek Parku “Liria”, me të rinjtë energjiplotë e këmbëngulës që të vazhdoj ndryshimi i Ferizajt, shpalosa vizionin tonë për rininë, e mbi të gjitha superprojektin, për rregullimin e amfiteatrit tek Parku “Liria”, që këtë zonë përveç shteg të preferuar të ecjes e pushimit për të gjithë, do ta kthej edhe në referencë të ngjarjeve kulturore e rinore, tejet e nevojshme për Ferizajn e gjeneratës së tashme dhe ardhshme, për Ferizajn që duam.

Të rinjtë kanë ndarë mendjen, t’i japin gjithë mbështetjen e tyre, punës sonë të dëshmuar, për ndryshimin e Ferizajt me projekte kreative, të guximshme e të dobishme për të gjithë ferizajasit.