Afganët në Kosovë, Sveçla jep detaje!

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media, ka dhënë detaje rreth ardhjes së afganëve në Republikën e Kosovës.

Ai ka treguar se prite që edhe sot të kemi një fluturim të ri që do të sjell 130 shtetas afganë.

“Siç dihet, pas kërkesës zyrtare të SHBA-së dhe NATO-së, për strehimin e përkohshëm të shtetasve agfan që u rrezikohet jeta, Qeveria e Kosovës u ka vendosur strehim dhe mbrojtje të përkohshme në Kosovë. Qeveria ka nxjerr 2 vendime. Mbrojtje të përkohshme për shtetasit afgan që kanë ndihmuar SHBA-në. Dhe ata që do të strehohen në vendet e NATO-s. Në këtë kuadër, ne kemi mbërritjen e dy grupeve të shtetasve afgan. I fundit ka qenë mbrëmë pasmesnatës. 130 shtetas, bashkëpunëtor të NATO-s së bashku me familjarët e tyre kanë ardh, janë procedu sipas ligjeve të Kosovës dhe janë akomoduar në ish-kampin “Bechtel”, në afërsi të Ferizajt, ka deklaruar ai.