Afërdita Dreshaj po vjen me risi.
Këngëtarja Afërdita Dreshaj, ka një kohë të gjatë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Ajo, ishte e fokusuar në familje dhe kjo vihej re në postimet e ndryshme që bënte në Instagram.
Por ka ardhur koha që Afërdita të rikthehet sërish dhe këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një Instastory.
Dikush nga ndjekësit i ka bërë pyetjen lidhur me faktin se kur do ta sjell këngën e re dhe përgjigja që ajo e dha ka qenë e shumëpritur për fansat.
Afërdita madje zbuloi se po bashkëpunon me Elgit Dodën i cili do t’ia bëjë një hit.








