Afërdita Dreshaj i rikthehet muzikës, ja me kë do të bashkëpunojë

Këngëtarja kosovare Afërdita Dreshaj nëpërmjet një postimi në Instagram ka dhënë një lajm tepër të bukur për të gjithë fansat e saj.

Pas një shkëputje relativisht të gjatë nga bota e muzikës, duket se më në fund ajo ka vendosur të rikthehet në treg me një projekt të ri muzikor.

Bëhet e ditur se këngën Afërdita i’a ka besuar kantautorit dhe këngëtarit të mirënjohur Elgit Doda. Me siguri ky do të jetë një nga hitet e rradhës që pritet të lançohet së shpejti.