Aeroporti njofton për detajet e fluturimeve

Aeroporti i Prishtinës do të jetë funksional që nga 28 qershori me vendimin e ri të qeverisë.

ANP ka lëshuar një njoftim ku thotë se janë në pritje të njoftimit zyrtar nga ministria e Infrastrukturës, për të kuptuar detaje më të hollësishme për lejimin e fluturimeveNga Aeroporti thonë se sapo të kanë njoftim më të detajuar, do të ofrojnë edhe informacione shtesë.

Postimi i plotë:Të nderuar udhëtarë,Ju njoftojmë, se jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, për të kuptuar detaje më të hollësishme për lejimin e fluturimeve.

Sapo të marrim një njoftim më të detajuar ne do të ofrojmë informacion shtesë për ju.Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!