Aeroplanët amerikanë dhe kanadezë i presin rrugën atyre rus në bregdetin e Alaskës

Aeroplanë luftarak amerikanë F-22 dhe ata kanadezë CF-18 i dolën në pritë dy aeroplanëve vëzhgues rus derisa po fluturonin afër bregdetit të Alaskës njoftoi Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut.

Kjo ngjarje ndodhi në kohën kur ka tensione mes ushtrive amerikane dhe ruse e pas brengave të shprehura nga zyrtarë amerikanë për shtimin e aktiviteteve ushtarake ruse në Arktik.

Dy fluturaket vëzhguese ruse Tu-142 hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës të hënën por nuk hynë në hapësirën ajrore Të SHBA’së apo Kanadasë, duke mbetur në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi detin Beaufort dhe ju afruan 50 milje nautike bregut të Alaskës sipas NORAD.

Aeroplanë amerikanë dhe kanadez rregullisht i ndërpresin rrugën aeroplanëve rus mbi këtë hapësirë ajrore duke mos i lënë të shkelin hapësirën ajrore të SHBA’së dhe Kanadasë. Rusët më parë kishin fluturuar edhe me aeroplanë bombardues me kapacitete bërthamore mbi detin Beaufort dhe ishin ndaluar e ishin kthyer mbrapsht.