Adrola Dushi sërish në qendër të komenteve: Tani në lidhje me reperin kosovar

Jemi mësuar me të papriturat e showbiz-it, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet e romancat.

Kaq e papritur ishte edhe një foto e Capital T dhe Adrola Dushit që u publikua më 22 korrik, duke thyer rrjetin, teksa të gjithë filluan të aludonin se në botën rozë u konfirmua çifti më i ri.

Mirëpo, aso kohe këto dyshime u shuan nga fakti se modelja bukuroshe mori pjesë në klipin e Capitalit “C’est la vie”.

Nisur nga ky fakt, logjika na thoshte se pavarësisht dëshirës sonë për t’i parë bashkë, ata nuk ishin çift, teksa gjatë asaj periudhe Adrola u përfol edhe për lidhjen me ish-kandidatin për deputet në Kosovë Albin Gashi.

Mirëpo, ç’ndodhi më pas?

Në një prononcim për “iconstyle.al” Adrola u shpreh se zërat që flisnin për një romancë mes saj dhe Albinit ishin të pavërteta, por nuk na tha asgjë për raportin e saj me këngëtarin.

Ndërkohë, me publikimin e klipit të shumëpritur, fansat u ëmbëlsuan dhe vunë re një kimi super të bukur mes tyre, që të bën të mendosh se skenat me puthje e përqafime janë më shumë se thjesht aktrim për hir të videoklipit.

Ok! Po dalim në temë! Kushdo që e kanë vënë re këtë, ka qenë një detajist i shkëlqyer sepse Capital T dhe Adrola janë me të vërtetë në një lidhje.

Burime ekskluzive bëjnë me dije për “iconstyle.al” se prej kohësh ata po jetojnë një romancë të bukur, madje edhe këto ditë kanë qëndruar bashkë në Tiranë.

Kujtojmë se Adrola u kthye nga SHBA, ku ndodhej prej disa ditësh pranë familjes së saj dhe të birit, për shkak se moderoi në natën finale të “Miss Universe Albania and Kosovo”.

Por, ndonëse nuk janë shfaqur askund bashkë, ata kanë qëndruar në bashkë.

Kështu, ju lutemi të mirëprisni çiftin më të ri dhe më të bukur të showbiz-it!

Për detajet mbi romancën e tyre do na duhet të presim kush e di dhe sa.