Adriana Matoshi e quan veten “plakë 40 vjeçe”

Aktorja kosovare Adriana Matoshi, është një nga femrat e pakta që nuk e ka problem ta pranojë moshën që ka.

Ajo në Instagram ka hedhur një imazh ku shihet e grimuar në mënyrë profesionale, derisa në pah vuri bukurinë që ka.

“Plaka 40 vjeçe” është shkrimi që ia la kësaj fotoje.

Ndonëse nuk tregon për kaq vite sa ka, kjo gjë nuk ka rëndësi. Adriana është aktore shumë e talentuar, vargon një sërë suksese në karrierën e saj artistike.