Adrian Gaxha po bën investim të madh në Shkup, ja çfarë po hap (VIDEO)

Është zbuluar mega investimi i ri i Adrian Gaxhës.

Këngëtari Adrian Gaxha po bën një investim shumë të madh, e nuk bëhet fjala për muzikë ose për ndonjë nga videoklipet e tij.

Artisti nga Maqedonia i është përfshirë edhe biznesit, ndërsa është zbuluar se ai po investon në një restaurant.

Megjithëse është raportuar se Gaxha po ndërton një shtëpi të re, kjo në bazë të disa postimeve në rrjetet sociale të tij, tashmë zbulohet se ato postime kanë qenë nga ndërtimi i restaurantit me hapsirë shumë të madhe që ai po ndërton në Shkup.

Adriani ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat maqedonase nga restoranti ku shprehet se hapja do të bëhet verës, në muajin korrik.