Adnan Januzaj starton në derbin bask

​Adnan Januzaj është në formacionin startues në derbin bask mes Real Sociedadit e Athletic Bilbaos

Real Sociedadi dhe Athletic Bilbao do të përballen në “Anoeta” nga ora 16:15, sfidë e vlefshme për xhiron e 22-të në La Liga.

Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, është hedhur në fushë nga minuta e parë dhe do të japë maksimumin për të lënë gjurmë në këtë takim.

Kjo do të jetë sfida e 17-të për shqiptarin me Real Sociedadin në të gjitha garat këtë edicion, i cili ka kontribuar me një gol dhe 3 asistime.

Aktualisht, Sociedadi i Januzajt gjendet në pozitën e nëntë me 27 pikë, kurse Bilbao në atë të 12-të me vetëm një pikë më pak, 26.