Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha ka publikuar këngën më të re.
Projekti mban titullin “Harrom” dhe erdhi i kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën u përkujdes Max Production.
Muzika e këngës e cila është e zhanrit baladë është realizuar nga Edlir Begolli.
Foto: Screenshot/YouTube
Si çdo herë tjetër, këngëtarja as kësaj radhe nuk ka zhgënjyer me dukjen atraktive në klip teksa shfaqet joshëse në disa skena të ndryshme.
Projekti më i ri i Adelinës tashmë gjendet i publikuar në kanalin e saj zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj.
Foto: Screenshot/YouTube
Kujtojmë që kjo vjen pas një tjetër projekti të suksesshëm që këngëtarja solli në bashkëpunim me Sabianin.
Dueti “Ma kadal” u lansua në muajin korrik dhe deri më tani ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/







