Policia ka raportuar për një rast të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën 16-vjeç.
Në Podujevë, pasditen e djeshme njësitet relevante kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit kishin keqpërdorur seksualisht dy viktima femra të cilat ishin të mitura.Sipas policisë, edhe njëri nga të arrestuarit është i mitur.
Me urdhër të prokurorit viktimat janë dërguar në ekzaminim mjekësor kurse dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.







