Abrashi: S’kemi kohë për tallje dhe eksperimente, LDK +4

Partitë dhe politikanët po vazhdojnë parafushatën me intensitet të shtuar pas caktimit të datës 14 shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Një gjë të tillë po e bën edhe LDK-ja, respektivisht ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, shkruan Ballkani.info.

Ai sot bashkë më kandidatin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotin dhe zyrtarë tjerë të partisë kanë qëndruar në Prizren, ku i kanë takuar strukturat e degës.

“LDK +4. Vazhdojmë me njerëz të dëshmuar dhe me orientim shtetformues, s’kemi kohë për tallje dhe eksperimente”, ka shkruar Abrashi. /Ballkani.info/