Abrashi: Autostrada e Dukagjinit nuk është e nevojshme për momentin

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi thotë se autostrada e Dukagjinit ashtu si është projektu, nuk është e nevojshme për momentin.

“Ajo autostradë në planin e vizibilitetit i cili është punuar më herët kap shifrën prej një milliard euro, të mos flasim edhe për shpronësimet, pra është e papërballueshme. Opsioni i tillë i kësaj traseje aktuale të Pejës, Deçanit, Gjakovës që veç e kemi filluar është opsion më i kapshëm”, tha ministri në detyrë i Infrastrukturës.

Sipas tij, ata kanë vendosur edhe një ide tjetër në planin e tyre me një kosto më të lirë.

“Është lidhja e e Istogut ose zgjerimi i rrugës nga Istogu në Klinë me një transit të Klinës për në rrugën Dollc-Gjakovë, ku banorët e Istogut do të kenë rrugë me këtë korsi që lidhen edhe drejt Prizrenit, por edhe nëse duhet me shku në Prishtinë në autostradën Kijevë-Zahaç”, tha Abrashi në RTK.