Abelard Tahiri shef i grupit parlamentar të PDK-së?

PDK-ja ende nuk e ka bërë të ditur personin që do të jetë shef i deputetëve të këtij subjekti në këtë legjislaturë.

Megjithatë, të njëjtët në mbledhjen e parë në seancë të Kuvendit e kanë propozuar Bedri Hamzën në postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Sot në mbledhjen e dytë që po mbanë kryesia e re e Kuvendit, Hamza është parë i shoqëruar nga Abelard Tahiri.

Në këtë mbledhje bashkë me Hamzën do të duhej të ishte edhe shefi i grupit parlamentar.

Shef i grupit parlamentar në legjislaturën e kaluar nga radhët e PDK-së ishte Bedri Hamza.

Edhe LVV-ja nuk e ka saktësuar se kush do të jetë në krye të grupit të deputetëve, derisa, sot në mbledhje pos nënkryetares së Kuvendit këtë subjekt e përfaqëson Mimoza Kusari-Lila.