Abdullahu i PDK-së për Vetëvendosjen: Qeveri korruptive e mashtruese

Zëshënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka reaguar pas darkës së kryeministrit Kurti me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Ai përmes një reagimi në Facebook ka kritikuar qeversjen Kurti për mashtrim e korrupsion.

Sipas tij, Vetëvendosje votat i ka fituar në emër të parimit ‘VETËVENDOSJE JO NEGOCIATA’, madje liston edhe premtimet e atëhershme që kanë bërë.

Postimi i tij i plotë:Premtimet korruptive dhe votat me mashtrimKur premton diçka në politikë dhe me ato premtime fiton vota dhe më pas nuk i realizon por i shkel ato, kjo do të thotë që premtimet, parimet dhe politikat i ke pasur dhe i ke korruptive.– Ky lloj korrupsioni është si hajnia.– Këtu hajn është premtuesi– Këtu pasurohet rrenci– Këtu janë votat e vjedhura me mashtrim– Këtu i dëmtuar është votuesi– Këtu mashtrues është pushtetari në karrige– Këtu pëson krejt shtetiNë këto raste votat e vjedhura me premtime korrutive mund bëhen edhe më të dëmshme se parat e vjedhura.Shumë simpati dhe shumë vota Qevria aktuale i ka fituar në emër të parimit VETËVENDOSJE JO NEGOCIATA – sepse këtë parim e ka lidhur me kauza tjera. Ky parim prandaj del të jetë korruptiv. Qe pse. Sepse ështe shtruar kështu :– Jo dialog pa zgjedhjen e problemit të Luginës– Jo bisedime pa ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë– Jo negociata pa kërkim falje nga Serbia– Jo dialog pa i kthyer të pagjeturit– Jo negociata me Serbinë por bashkim me Shqipërinë– Jo bisedime pa ndëshkimin e kriminelëve të Serbisë– Jo negociata pa i paguar dëmet që i ka shkaktuar SerbiaJo negociata pa ……….Vazhdone listën ju lexues – ka edhe politika dhe ide të tjera korruptive me të cilat u fituan shumë vota e të cilat u shkelën dhe po shkelen.Poshtë korrupsioni politik e ideologjik.