‘’UÇK është krenari e Kosovës’’, deklaroi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në Debat Plus të Dukagjinit.
Sipas tij, lufta e UÇK-së s’mund të kriminalizohet, sepse vet populli i Kosovës është UÇK-ja.
‘’Në qoftë se ka një proces që e kriminalizon luftën e UÇK-së e kanë kriminalizuar edhe LDK edhe popullin. UÇK nuk na ndanë’’, tha Abdixhiku.
Tutje i pari i LDK-së tha se LDK është krenare me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.







