Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka uruar Donald Trump për zgjedhjen president i Amerikës.

Në urim Abdixhiku ka thënë se në qeverisjen e ardhshme do të rikuperojnë marrëdhëniet me Amerikën.

“Populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleatin tonë strategjik të së shkuarës e të së ardhmes! Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald J. Trump për fitoren presidenciale në zgjedhjet amerikane!”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë: