Abdixhiku: Triumfi po afrohet, kujdesi duhet të vazhdojë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është dita e dytë që numri i të shëruarve tejkalon numrin e të infektuarve.

Abdixhiku tha se triumfi është duke u afruar, e kujdesi duhet të vazhdojë, lehtësimet duhet dhe po nisin.

Ai tha se kujdesi duhet të vazhdojë pasi edhe lehtësimet po nisin.

“Keni hequr dorë nga gjërat më të bukura tuaja ditore – nga takimi me miq, vizitat me familjarë e puna me bashkëpunëtorë. Jeni e jemi ndarë nga njëri tjetri”, tha ai.

Njoftimi:

Për të dytën ditë radhazi, numri i të shëruarve tejkalon numrin e të infektuarve. Këtë herë trefish më shumë; 31-10. Ndjenjë lehtësimi. Ndjenjë triumfi që po afrohet. Kujdesi duhet të vazhdojë. Lehtësimet duhet dhe po nisin. Rimëkëmbja po na pret. S’do të jetë e lehtë por asgjë me kaq shumë vullnet s’duket e pamundshme.

Keni hequr dorë nga gjërat më të bukura tuaja ditore – nga takimi me miq, vizitat me familjarë e puna me bashkëpunëtorë. Jeni e jemi ndarë nga njëri tjetri. Duket e largët dita e fundit normale e jona. Kjo sakrificë po shpaguhet dhe s’ka asgjë më të bukur se kjo. Ju faleminderit të gjithëve për dy ditë të jashtëzakonshme dhe për të tjerat që janë në ardhje.

E bëni mundin e secilit të vlejë.

Kujdesuni për veten.