Abdixhiku: Sot Kurti e pranoi Asociacionin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin në Kuvend.

Abdixhiku ka thënë se kryeministri Kurti sot e pranoi Asociacionit.

“Sot me datë 02.02.2023, kryeministri Albin Kurti e pranoi Asociacioni”, ka thene Kurti.

Ai ka thënë se Kurti po tregon se Asociacioni po bëhet.

“Kjo datë e sotme 2 shkurti i viti 2023 është datë e pranimit të asociacionit nga kryeministri i Kosovës. Nuk po them që është i mirë a keq. Unë po them se kryeministri i Kosovës tha që marrëveshja i vitit 2013 është e bëshëm me disa kushte. Dhe kushti thelbësor është që ky asociacion të jetë në përputhje me Kushtetutën Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.