Abdixhiku priti në takim Apostolovën

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka diskutuar në lidhje me projektet e përbashkëta dhe planet e ardhshme në dikasterin e mjedisit dhe infrastrukturës.

Përderisa Abdixhiku shpalosi prioritetet qeverisëse, shefja e BE-së i shprehu gatishmërinë për përkrahje financiare, politike e këshilluese në realizim të projekteve të mira për Kosovën.

Abdixhiku ka shprehur falënderimet e tij në lidhje me përkrahjen që BE ka dhënë dhe vazhdon të ofrojë për shtetin e Kosovës.