Abdixhiku për Qeverinë Kurti: Populliste e mosvepruese

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë Kurti duke e quajtur popullsite e mosvepruese.

Abdxhiku gjatë takimit të tij me qytetarët në Gjilan brengat po bëhen të papërballueshme, e duke e fajësuar Qeverinë për mosveprime.

Po ashtu, Abdixhiku, vuri në spikamë edhe hezitimin e krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji nga ana e pushtetit, me ç’rast theksoi se dikush që fshehët nga hetimi ka diçka të fsheh.

“Kosova po qeveriset në frymë të popullizmit të ashpër dhe agresiv duke të krijuar përshtypjen që ka një Kosovë paralele, mirëpo kjo perde paralele ka filluar të shembet”, tha Abdixhiku para të pranishmëve.

Abdixhku, më tej përmendi edhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe raportin e sotëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku në këtë të fundit thuhet se rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më e vogla në dhjetë vitet e fundit, përkatësisht krejt të kundërtën e asaj që e ka propaganduar Qeveria e Kosovës.