Vendimi për Manastirin

Abdixhiku për Manastirin e Deçanit: Vendimet e Kushtetueses nuk kontestohet, ndërtimit të kauzave për ardhje në pushtet i thonë mashtrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastrit të Deçanit.

Abdixhiku për Nacionalen ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk kontestohen dhe se Kurti ka ndërtuar kauza të rrejshme për ardhje në pushtet, e që sipas tij, ka mashtruar.

Vendimet dhe opinionet e Gjykates Kushtetuese jane te detyrueshme per zbatim; ato nuk mund te kontestohen. Por ndertimit të kauzave te rrejshme me qellim ardhjen ne pushtet, i thone mashtrim!” – ka thënë ai.

Më tej, i pari i LDK-së, ka thënë se populli i Kosovë ka qenë subjekt i mashtrimit popullist dhe mashtrimi nxiste përçarje, tension e dëmntonte procesin euroatlantik.

Fatkeqësisht, populli i Kosovës ka qenë subjekt i mashtrimit popullist, perdja e te cilit ra – edhe nje here – lehtesisht. Ky mashtrim dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar, duke mbajtur peng jo vetëm fatin tonë euroatlantik por dhe duke treguar papërgjegjësi nacionale. Kauzat e rrejshme mbesin gjithnjë të dëmshme. Siç është e dëmshme dhe kjo qeverisje pa rezultate, pa parime, përplot propagande e mashtrim!” – ka thënë ai.

Heret apo vone, qytetaret do ta kuptojne se jane mashtruar ne cdo qendrim! Le te perpiqemi sa me heret para se te behet vone.” – ka shtuar ndër të tjera Abdixhiku.

Ndërkohë, Kurti në mbledhje të Qeverisë, ai ka thënë se këtë e ka bërë për shkak të anëtarësitë të Kosovës Këshill të Evropës.

Kërkohej vendim i arsyeshëm, por jo i drejtë. Megjithatë për të arritur një qëllim shumë më madhor e që hap mundësi të papara më herët, ne duhet të bëjmë hapa përpara si vend sovran. Sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kurse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës. Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme, kah mesi prillit është Asambleja Parlamentare, dhe në fund të majit është mbledhja e këshillit të ministrave”, ka thënë Kurti.

Në adresimin e tij para kabinetit qeveritar, ai ka treguar se pse e kanë kërkua një gjë të tillë.

Një raport i juristëve eminent, dokument zyrtar i Këshillit të Evropës, ka konstatuar se Kosova është shtet me kuadër të qëndrueshëm të institucioneve demokratike. Raporti ka listuar disa kushte nga të cilat ka qenë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit të vitit 2016. Raporti është publik dhe nuk mund të ndryshohet apo përjashtohet nga rruga jonë për në Këshillin e Evropës”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ky ka qenë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Do të mbetet aty sot si kush pas 1 viti pas 10 vitesh. Pas një procesi masiv të vizitave, takimeve, na është bërë e qartë që nga shumë kushte për anëtarësim në Këshillin e Evropës, disa janë plotësuar, e disa janë jo rugjente. Por njëri mbetet dhe nuk do të hiqet: zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Qeverisë i është bërë e qartë nga komiteti i asamblesë parlamentare, nga grupet politike, nga shtetet e QUINT-it që ne duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimit në Këshillin e Evropës, apo heqja e agjendës nga anëtarësimi”, është shprehur Kurti.

Më tej, ai është munduar të arsyetohet, duke thënë se nuk kanë pasë zgjidhje tjetër.

E provuam me datë 5 mars që ta shtyjmë por pa sukses, u bindëm që duhet të zgjedhim njërin opsion. Nuk ka zgjidhje të tretë. Si kryeministër nuk na pëlqen ai vendim i çuditshëm e i padrejtë, e ndërkohë ka procese tjera gjyqësore pezull, teksa ne si qeveri nuk kemi mjete legale e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk do e ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dësmshëm asnjëherë. Nuk ka dyshim që anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte jo vetëm fitore, por hap gjigand drejt njohjes nga 5 shetet evropiane që mundëson anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti.