Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qysh nga sot kanë nisur me shpalosjen e programit të tij politik.

Ai tha se këtë program e kanë nisur me Ekonominë, derisa ka listuar një sërë premtimesh nësë ai bëhet kryeministër i vendit, shkruan Ballkani.info

“Prandaj, me mua si Kryeministër, do të kemi:

– 5% rritje ekonomike

– 5 miliardë euro investime

– 5 miliardë euro buxhet në fund të mandatit

– Koeficient 150

– Pako Fiskale 2.0

– 0% TVSH për produkte bazike

– 170 milionë euro për Aviokompani Kombëtare

– Privatizimi i 51% akcioneve të Telekomit

– 80 milionë euro për qendrën moderne në Brezovicë

– 50 milionë euro për Qendrën e Skijimit në Pejë

– Themelimi i Ministrisë së ICT-së

– 120 milionë euro TECH FUND

– 30 milionë euro për Parkun Teknologjik

– Trajnimi i 40 mijë të rinjve në ICT

– 15 milionë euro për themelimin e Qendrës Kombëtare të Intelegjencës Artificiale.”, shtoi tutje Abdixhiku.

Postimi i plotë: