Abdixhiku me kritika ndaj Kurtit: Ky dokument 60 faqesh i përgatitur për 60 ditë, nuk ka as argument e as ide të fjalës

Abdixhiku me kritika ndaj Kurtit: Ky veç program për zhvillim ekonomik nuk është

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit ku u prezantua programi i Qeverisë Kurti 2, ishte shumë i ashpër.

Abdixhiku u fokusua në programin për zhvillimin ekonomik, ku u mundua të tregoj dështimin e Qeverisë.

Ai tha se nuk është program për zhvillim ekonomik, por një dështim.

“Ky dokument 60 faqesh i përgatitur për 60 ditë, nuk ka as argument e as ide të fjalës. Për befasinë time e tonën, është një ndër dokumentet më sipërfaqësore e më jopërmbajtësore që kam lexuar ndonjëherë”

Nuk la pa përmendur edhe krijimin e fondit të sovranit dhe mekanizmave të tjera që ka prezantuar Kurti, ku sipas kryetarit të LDK-së nuk është asgjë thjeshtë dështim.

Abdixhiku në fund të fjalimit të tij kërkoi që të përgatiten mirë, sepse për padin ndaj Serbisë nuk bën të dështohet