Abbott takohet me Haradinajn, diskutojnë për pandeminë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.

Haradinaj ka shkruar se me Abbott kanë biseduar për proceset në të cilat po kalon vendi.

“Me ambasadorin Nicholas Abbott, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi, veçanërisht krizën ekonomike për shkak të pandemisë, si dhe avancimin e marëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.  Ndihma dhe angazhimi Britanik, në përkrahje e mbështetje të Republikës së Kosovës, sidomos në rrafshin ndërkombëtar është shumë i nevojshëm”, ka shkruar ai.

“Ambasadorin Abbott e falënderova për angazhimin e shtetit që e përfaqëson në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha ai.