Ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott, njofton se takimin e fundit përshëndetës në vendin tonë e kishte me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën tha se reflektuan mbi thellësinë dhe gjerësinë e partneritetit Britani e Madhe – Kosovë gjatë mandateve të tyre.
“Isha i shoqëruar nga fituesit mbresëlënës të konkursit ‘Bëhu ambasador për një ditë’. Presidentja ndau këshillat e saj me të rejat dhe diskutuam idetë e tyre për përmirësimin e barazisë gjinore në Kosovë. Kjo mbetet një sfidë për të dy kombet tona, por edhe një fushë ku ne mund të mësojmë nga njëri-tjetri, duke ndërtuar një marrëdhënie të veçantë”, shkroi Abbott në postimin e tij në platformën X.
My final farewell meeting was of course with President @VjosaOsmaniPRKS and a moment to reflect on the depth and breadth of 🇬🇧-🇽🇰 partnership during our mandates.
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) February 14, 2024
I was joined by the impressive winners of the ‘Be an Ambassador for a day’ competition. 1/2 pic.twitter.com/t3Od9n2Rpe
VIDEO BONUS: “Zemër ke dështu!” – Rinia e LDK së me aksion simbolik, ia uron Qeverisë Ditën e të Dashuruarve







