Abazoviq uron Konjufcën, thotë se pret bashkëpunim

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Në letrën e urimit ai ka vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit me dy vendeve.

“Me nderime të larta dhe dëshirat më të mira, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për emërimin tuaj në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Unë besoj se përvoja juaj personale dhe politike do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitetin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj. Duke përfituar nga ky rast, unë do të doja të theksoja rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona bazuar në marrëdhënie të mirëbesimit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar Abazoviq.

Ai tutje ka thënë se “duke i vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, unë pres me kënaqësi bashkëpunimin me ju, i cili do të sjell përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Republikës së Kosovës”.