Abazi larg karriges së deputetit, akuzon PS-në e Edi Ramës se po ia vjedh votat

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe kandidati i kësaj partie për deputet atje, Boiken Abazi, është ankuar se po u vidhen votat gjatë procesit të numërimit.

Abazi ka pretenduar se votat e tyre po bëhen të pavlefshme ose po i jepen Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

“Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS”, ka shkruar Abazi.

“Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim”, ka shtuar ai.

Abazi nga numërimi i deritashëm del se ka marrë rreth 500 vota nga Qarku i Tiranës, ndërsa atij i duhen rreth 15 mijë sosh që të mund ta fitojë një mandat deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.

Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka…

Posted by Boiken Abazi on Monday, 26 April 2021