AAK zyrtarizon kandidaturën e Gani Dreshajt: Humanist i madh, përkrahës i lirisë e pavarësisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sapo e ka zyrtarizuar kandidaturën e Gani Dreshajt në listën e partisë për deputet në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.

Haradinaj e ka vlerësuar lart figurën e Dreshajt duke e quajtur humanist të devotshëm dhe përkrahës i denjës në proceset për liri e pavarësi.

“Gani Dreshaj tash e sa kohë është pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët politik. Përkrahës i proceseve për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Humanist i devotshëm, që gjithëherë ishte pranë njerëzve në nevojë. Ndërmarrës i suksesshëm që hapi shumë vende pune.

Lista e Aleancës edhe në këto zgjedhje, do ketë njerëz të vlefshëm si Ganiu, që kontribuan shumë për vendin.
Na priftë e mbara” shkruan Haradinaj në postim.