AAK i tregon arsyet pse do të votojë për rrëzimin e Kurtit

Në ditën kur do të votohet në Kuvend të Kosovës mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur disa prej arsyeve e se pse janë pro, duke i përmendur sic kanë thënë pesë dështimet e kryeministrit, Albin Kurti.

Në dokumentin që kemi siguruar nga AAK’ja thuhet se asnjëherë nuk kanë besuar se kjo qeveri do të ketë stabilitet.

Sipas partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, Albin Kurti qëllimshëm ka provokuar rrëzimin e Qeverisë, në një kohë të rëndë kur vendi po përballet me pandeminë koronavirus.

 AAK thotë se me qasjen e tij, Albin Kurti ka rrezikuar seriozisht marrëdhëniet me SHBA’në, derisa përmendin heqjen e taksës.

Ramush Haradinaj është lideri i parë me të cilin është takuar kreu i LDK’së, Isa Mustafa një ditë pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu.