AAK formon degë në Sankt Augustin të Gjermanisë

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka formuar degë në Sankt Augustin të Gjermanisë.

Së fundi dega e partisë së Ramush Haradinajt në Gjermani, ka njoftuar për aderime të reja, por edhe themelim të degëve të këtij subjekti në qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj i ka bërë thirrje bashkëatdhearëve që të bëhen pjesë e AAK-së në mënyre që të punojnë dhe të angazhohen së bashku për Kosovën.

Më poshtë njoftimi i plotë për formimin e degës si dhe për aderimet:

U formua Dega e AAK-së në Sankt Augustin të Gjermanisë

Në kuadër të rritjes dhe fuqizimit të AAK- së, formuam degën në Sankt Augustin të Gjermanisë.

Në takim morën pjesë Ilmi Mustafa, anëtar i kryesisë, Pleurat Berisha, koordinator për Baden Ëürttemberg, si dhe Visar Gashi, anëtar i Kryesisë së Degës së Heilbronn-it.

Kryetar i Degës së AAK-së në Sankt Augustin u zgjodh Driton Malaj, Avni Malaj koordinator, Blerim Krasniqi sekretar, kurse anëtarë Sami Muçaj, Florim Thaqi, Kujtim Berisha dhe Safet Gashi.

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po rritët e fuqizohet në Gjermani.

AAK-së këto ditë iu bashkuan Hyrmet Haziri,

Fidan Berisha, Urim Sylaj, Taulant Buçaj dhe

Besart Mazreku, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.

Iu bëj thirrje edhe bashkatdhetarëve të tjerë që të bëhen pjesë e AAK-së, që të punojmë e të angazhohemi së bashku për Kosovën.