Luana Vjollca është një ndër emrat më të komentuar të ekranit.
Luana Vjollca krahas jetës profesionale, vazhdimisht është e komentuar edhe për jetën private.
Ajo prej kohësh është përfolur për një lidhje dashurie me Krenar Çoçajn, por asnjëherë nuk ka preferuar të flas publikisht për këtë gjë.
Luana i ka qëndruar asaj që jeta private duhet të mbetet private, andaj edhe pse shumë herë është fotografuar bashkë me Krenarin, nuk ka pranuar lidhjen me të.
Por, një detaj në Instagramin e Luanës ka shtuar dyshimet që çifti janë ndarë, kjo ngase moderatorja nuk e ndjek më atë në këtë rrjet.
Se cila është e vërteta, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.







