A u krijua koronavirusi në laborator?!

Koronavirusi mund të jetë krijuar në laborator në vitin 2015. Të paktën kjo është ajo çfarë thuhet në një kronikë të TG3 në vitin 2015, ku thuhet se shkencëtarët përpunuan molekula të lakuriqit të natës dhe të minjve. Megjithatë kryeministri italian madje dhe virologë shprehen se COVID 19 nuk ka lidhje me ato kërkime.

Debati se koronavirusi është krijuar në laborator është rikthyer sërish në media.

Në vitin 2015, TG3 ka raportuar një lajm, sipas të cilit shkencëtarët kinezë ishin duke punuar pikërisht mbi këtë pjesë.

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një supervirus polmonar nga lakuriqët e natës dhe minjtë. Shërben vetëm për motive shkencore por ka shumë protesta, a ia vlen të rrezikosh.  Është vetëm një kërkim, por shqetëson shumë shkencëtarë. Një grup kërkuesish vendosin një proteinë të lakuriqëve të natës në virusin sars, polmotiten acute, të marrë nga minjtë. Dhe krijohet një supervirus që mund të prekë njerëzit, qëndron i mbyllur në laboratorë. Por a ia vlen rreziku për të krijuar një kërcënim kaq të madh vetëm sa për ta ekzaminuar”, shprehet prezantuesi i lajmit.

Duke kujtuar se debate mbi rrezikun e kërkimit është i vjetër sa vetë shkenca, gazetari kujton dhe mitin e  Ikaros, i cili rrëzohet teksa sfidon diellin me krahët e krijuar nga i ati Dedaros.

“Një grup kinezësh kanë arritur të krijojnë një alkimi të një organizme  të modifikuar duke vendosur një proteinë të koronavirusit, të lakuriqëve të natës, të species me të zakonshme, mbi një virus që provokon sars, polmoninë acute, ndonëse jo në formë vdekjeprurëse të gjendur te minjtë. Dyshohej se proteina mund të godiste njerëzit, dhe në fakt eksperimentet e konfirmuan këtë. Dhe pikërisht kjo molekulë SHC014 e lejon koronavirusin të godasë qelizat e frymëmarrjes duke shkaktuar sindromat. Sipas kërkuesve, më tej organizmi original dhe ai i krijuar, mund të kontaminojë njeriun drejtëpërdrejtë nga lakuriqët e natës, pa kaluar përmes një specie të tretë siç është miu.Dhe pikërisht kjo ka shkaktuar dhe shumë debate. Madje një vit më parë financimet u ndërprenë pasi virusi po bëhej dhe më kontaminues. Por laboratorët vazhduan kërkimet për sars që tashmë ishte në një fazë më të avancuar duke e konsideruar jo të rrezikshëm”, thuhet në kronikë.

Ndërsa në fund thuhet se një pjesë e shkencëtarëve kërkuan që më mirë që një virus i tij të mos krijohej sa të rrezikohej e një ditë të dilte i pakontrolluar.

E në fakt ditët e sotme është koronavirusi që ka vënë në panik botën.

Por pas këtij lajmi nuk kanë munguar as reagimet.

Kryeministri Italian deklaron se ka referenca se COVID 19 nuk ka lidhje me koronavirusin aktual.

Madje dhe virologët italianë shprehin të njëjtin mendim.