Çfarë duhet të dini për COVID-19 dhe aktivitetin seksual?
Për pyetje të tilla përgjigjen do e merrni në artikullin mëposhtë.
Reuters raportoi se shitjet për prezervativët janë rritur në Kinë, kur u zbulua emri zyrtar i COVID-19 për koronavirusin që po përhapet në të gjithë globin. Shitjet e prezervativëve janë aq të larta atje, ata aktualisht janë duke u renditur si një nga artikujt më të njohur që blihen nga faqet e tregtisë elektronike.
E gjithë kjo na çon në pyetjen tjetër: A mund të kontraktoni koronavirusin nga seksi? Po puthjet? Po në lidhje me gojën?
Përgjigja e shkurtër është se ekspertët me të vërtetë nuk e dinë. “Ajo që ne dimë deri më tani është se COVID-19 është i pranishëm në sekrecione të frymëmarrjes,” – thotë specialisti i shëndetit Kristin Englund, shkruan health, transmeton Klan Kosova
Sekretimet e frymëmarrjes përfshijnë pikat që dalin nga goja e një personi nga kollitja ose teshtitja. Për shkak se këto sekrecione nga një person i infektuar mund të mbajnë virusin, disa vende (si Franca) po dekurajojnë njerëzit të përshëndesin njëri-tjetrin me një puthje në faqe, raportoi The Washington Post.







